Ramadani titullar, Lecce bind ndaj Salernitanës

Futboll

Ramadani titullar, Lecce bind ndaj Salernitanës

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 22:55
Lecce

Lecce vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa ka marrë 3 pikët në ndeshjen e javës së tretë të Serie A, ku përballë kishte Salernitanën.

Vendasit gjetën avantazhin dhe zhbllokuan sfidën që në minutën e 6’ me Krstovic që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë, si nga Lecce ashtu edhe nga Salernitana u tentua të gjenin golin, por në fund asgjë nuk ndryshoi deri në minutën e 90+8’.

Lecce fitoi penallti, të cilën e ekzekutoi Streffezza dhe vulosi këtë sfidë dhe fitoren e skuadrës së tij.

Kështu skuadra e mesfushorit të Kombëtares “kuqezi”, Ramadanit, që e nisi ndeshjen si titullar, Lecce e mbyll javën e tretë të Serie A me 3 pikë, duke u renditur në vend të katërt me shtatë pikë, teksa Salernitana renditet në vend të 16-të me dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat