Fazliji: Do të bëj gjithçka për ta mposhtur Zvicrën

Futboll

Fazliji: Do të bëj gjithçka për ta mposhtur Zvicrën

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:30
Betim Fazliji

“Për dallim nga bashkëlojtarët e tij Fidan Akliti, Ismajl Beka, Florent Hadergjonaj, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti dhe Arijanet Muric, Betim Fazliji është padyshim sot më “zvicerani” i ndërkombëtarëve i Kosovës”, thuhet në artikullin e mediumit zviceran “bluewin”.

Ndeshja mes Kosovës e Zvicrës që do të zhvillohet të shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian padyshim që do te jetë e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh lidhjet mes dy shteteve.

“Ndeshja Kosovë-Zvicër ngjall kaq shumë emocione për shumë lojtarë që kanë si unë rrënjë të përbashkëta.

E shoh vërtet si një takim të vërtetë miqësie. Por më besoni, do të bëj gjithçka në fushë të shtunën që Kosova të mundë favoritin e madh të grupit”, ka thënë Fazliji.

Në të kaluarën 24-vjeçari ka përfaqësuar Zvicrën në grupmoshat e reja, por ai kishte marrë ftesë nga Kosova dhe kishte zgjedhur ta përfaqësojë atë.

“Një Xhaka, Freuler dhe Zakaria… Ata janë tre lojtarë të klasit botëror.

Gjithmonë kam pasur ëndërr të luaj në një ekip kombëtar. Duhet të prisja vite për të pasur një shans në ekipin zviceran.

Kosova ma dha menjëherë. Më duhet të falënderoj Bernard Challandes, i cili në atë kohë ishte në detyrë, për besimin e tij tek unë”, ka thënë Fazliji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat