​Rashkaj: Po nisem drejt Kosovës, shpresoj në rezultat pozitiv

Futboll

​Rashkaj: Po nisem drejt Kosovës, shpresoj në rezultat pozitiv

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 15:12
Anel Rashkaj

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e përplasjes ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në shtunën mbrëma, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Në këtë ndeshje, Kosova do të hyj nën urdhrat e trajneri të ri, Primozh Gliha i cili zëvendësoi francezin Alain Giresse, ndërsa stadiumi do të jetë i stërmbushur pasi brenda pak orësh i shitën të gjitha biletat që ishin në dispozicion.

E në mesin e këtyre tifozëve do të jetë edhe ish-mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj. Vet Rashkaj ka zbuluar për KosovaPress se do të udhëtoj drejt Kosovës ekskluzivisht për ta parë këtë ndeshje.

Rashkaj ka thënë se shpreson në rezultat pozitiv për Kosovën dhe sipas tij, nëse kjo ndodh, atëherë do të ishte shumë i rëndësishëm për rritjen e moralit të ekipit.

“Po do të jem në “Fadil Vokrri” dhe shpresoj në rezultat pozitiv dhe në rast se e arrijmë një rezultat pozitiv do të ishte shumë i rëndësishëm për moralin e ekipit tonë”, ka thënë Rashkaj.

Kujtojmë se Rashkaj jeton në Suedi, dhe nga atje udhëton që të jetë në përkrahje të “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat