Kosova gati për dy sfida të mëdha

Futboll

Kosova gati për dy sfida të mëdha

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:43
Agim Ademi

Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përgatitur intensivisht për dy ndeshjet e rëndësishme ndaj Zvicrës më datë 9 shtator në "Fadil Vokrri" të Prishtinës dhe tre ditë më pas ndaj Rumanisë në transfertë.

Trajneri i sapoardhur, Primozh Gliha është munduar të  sjellë një frymë të re në skuadër. Në listën e lojtarëve të grumbulluar,  ajo që bie në sy është se një numër i madh i këtyre futbollistëve luajnë në elitën e futbollit turk.

Në fakt prej 27 futbollistëve në listë, nëntë prej tyre apo 33,3 % janë aktualisht pjesë e skuadrave të futbollit turk.

Nëse dikur, në përfaqëseusen e Kosovës, numri më i madh i lojtarëve vinin nga kampionati zvicerian, tani ky trend ka ndryshuar.

Në seancën e fundit stërvitore, të gjithë lojtarët ishin në dispozicion, madje Federata zhvilloi stërvitjen me dyer të hapura në mënyrë që tifozët të kishin mundësi të ndiqnin nga afër lojtarët e tyre të preferuar, e pse jo për t’i dhënë mbështetje skuadrës në këtë moment delikat. Kujtojmë që Kosova renditet në vendin e pestë në kutëon e 3 pikëve dhe vjen pas tre barazimeve radhazi dhe humbjes kundër Bjellorussië.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat