Shaqiri: Do të jap gjithçka për Zvicrën, pres vërshëllima nga disa njerëz

Futboll

Shaqiri: Do të jap gjithçka për Zvicrën, pres vërshëllima nga disa njerëz

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:39
Shaqiri

Ndeshja e 115 me Zvicrën do të jetë speciale për Xherdan Shaqirin, pasi që do të përballet ndaj Kosovës, vendlindjes së tij.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Zvicrës të shtunën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, përballje kjo e vlefshme për kualifikimet e Evropianit Euro 2024, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes kundër Kosovës, Shaqiri ka treguar se shumë njerëz i kanë shkruar që ai mos të shënojë gol ndaj Kosovës, por që ai tha se do të jap gjithçka për Zvicrën.

“Shumë njerëz më kanë shkruar mua që mos të shënojë gol. Unë jam një futbollist, dhe unë do të jap gjithçka për Zvicrën. Por unë nuk do të festojë nëse shënojë gol për shkak të respektit që kam për Kosovën, shokët e mi të skuadrës duhet ta bëjnë atë për mua”, tha Shaqiri.

Më tej, Shaqiri tha se pret që të ketë një pritje të mirë në “Fadil Vokrri”, por që pret se do të ketë edhe vërshëllima nga disa njerëz në stadium.

“Jam i bindur se do të kemi një pritje pozitive. Sigurisht që nuk duhet të kemi frikë se mos sulmohemi në para ndeshjes. Por duhet të presim fishkëllima nga një përqindje e vogël e njerëzve”, tha më tej Shaqiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat