Hungaria trondit Serbinë në Beograd, Dragan Stojkoviq ikë kokulur

Futboll

Hungaria trondit Serbinë në Beograd, Dragan Stojkoviq ikë kokulur

Nga: K. Goca Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:58
Hungaria feston

Hungaria është shumë e fortë për Serbinë.

Hungarezët treguan zemër të madhe duke e mposhtur me rezultat 2:1 Serbinë në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Hungaria trondit Beogradin dhe selektori serb Dragan Stojkoviq ikë  kokulur nga stadiumi. 

Për Hungarinë shënuan Varga (34') e Orban (36') dhe për Serbinë Szala (autogol 10').

Hungaria kryeson me 10 pikë në Grupin G të kualifikueseve e për Kampionatin Evropian, duke lënë pas Serbinë me 7, Malin e Zi 5, Lituaninë 2 dhe Bullgarinë me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat