Shkëndija fiton bindshëm nga FC te Wil-it. Lazim Destani e ndoqi direkt ndeshjen dhe ka uruar ekipin nga Tetova

Futboll

Shkëndija fiton bindshëm nga FC te Wil-it. Lazim Destani e ndoqi direkt ndeshjen dhe ka uruar ekipin nga Tetova

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:12
Pamje nga ndeshja

Në Wil të kantonit të Saint Gallenit në Zvicër është zhvilluar ndeshja miqësore mes KF Shkëndija dhe FC Will, në praninë e mbi pese mijë spektatorlve, meqë rast ekipi shqiptar, mysafiri nga Tetova mundi nikoqirin, ekipin zviceran Wil me rezultat 3:1. 

Nga ekipi i Shkëndija golat i shënuan: Bashkim Velija, Enurr Totre dhe Endrit Krasniqi.

Kurse, Mergim Brahimi barazoi për FC Wil në minutën e 54-të, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Image

Para ndeshjes kishte një sërë aktivitetesh te pasur kulturor e artistik këngë dhe valle popullore.

Stadiumit dhe rrugët ishin mbushur plot flamuj kuqezinj dhe zviceranë bashkë me atë të ekipit Shkëndija. 

Image

I tërë ky aktivitet që organizuar nga xhamia shqiptare në Wil në bashkëpunim me FC Wil në Kantonin e Sant Gallenit që për 5 orë rresht sollën në Zvicër krenarinë shqiptare të futbollit, KF Shkëndija nga Tetova.

Lazim Destani, ka uruar duke thënë: “Ne të gjithë jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane. Milan, Totenhem, Red Bull Salzburg, Rosenborg janë vetëm disa nga skuadrat e nivelit të lartë të futbollit europian”,

Image

Duelit miqësorë Wil-Shkëndija i ka paraprite nje program i pasur kulturo-artistik e sportiv, ku para mijëra te pjesëmarrësve (shqiptar dhe zviceran) përformuar shkëlqyeshëm pelivana nga Maqedonia e Veriut, në prezencën e kampionit Olimpik, Shaban Tërstena, Shoqëria Kulturo Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, minikoncert i grupit “Elita 5”. Te gjitha këto prezantime u duartrokiten gjate nga publiku ne stadiumin e Wil-it.

Imami i xhamisë së Wil-it prof. Bekim Halimi ishte i kenaqur si me retultstin e ndeshjes ashtu edhe me sjelljet e tifozeve meqerast siq u shpreh për gazetën zvicerane Le Canton27.ch nuk u thye ne asnjë shishe përkundër asaj se qyteti Wil për disa orë ishte i shqiptarëve, ku morën pjesë me mbi 5000 veta, shqiptare, përveç nga Maqedonia Veriore edhe nga viset tjera te Ballkanit.

Vlen të theksohet se në Wil për ta ndjekur ndeshjen e ekipit të Shkëndisë me ekipin zviceran kishin ardhur edhe personalitete të shumta qe shoqeronin filantropin dhe humsnidtin tone te njohur Lazim Destani, mysafirë nderi, sikur ambasadori i RMV ne Berne z. Rexhep Demiri, Arif Sylejmani (NEO), Esat Lika (LIKA), Sami Mustafa (Ambrella Swiss Bau), dr. Omer Xhemajli kirurgu i njohur në Zvicër, pastaj Legjenda e mundjes Shaban Tetstena, Florim Useini, kryetar i Rrjetit të Bizneseve shqiptare për Zvicër etj..

Në ndeshjen testuese ndërkombëtare, FC Wil humbi kundër KF Shkëndija Tetovë me rezultat 1:3. Wilerast patën më shumë lojë dhe më shumë raste, por nuk u mjaftuan me epërsinë e tyre. Me 4,953 spektatorë, një rekord i ri i stadiumit u vendos në Bergholz: kurrë më parë kaq shumë spektatorë nuk kanë bërë pelegrinazh në Wiler Südquartier që kur stadiumi u rinovua. 

“Të dashur bashkatdhetarë, të nderuar të pranishëm, miq dhe gjithë ju vëllezër e motra që jeni tubuar këtu për ta përshëndetur ardhjen e Shkëndijës në Zvicër

Ky është një moment i veçantë për Shëndijën, jo sepse nuk e kemi parë të luajë në Europë, por për faktin se këtu në Zvicër Shkëndija vjen për herë të parë dhe ku ne kemi aq shumë bashkatdhetarë e mbështetës të klubit kuqezi.

Ne të gjithë jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane. Milan, Totenhem, Red Bull Salzburg, Rosenborg janë vetëm disa nga skuadrat e nivelit të lartë të futbollit europian me të cilat Shkëndija është përballur gjatë këtyre viteve.

Te këto dhe te shumë ndeshje të tjera nëpër Europë ne e kemi parë se Shkëndijës nuk i ka munguar kurrë mbështetja masovike e bashkatdhetarëve tanë. Ata madje bënin qindra e mijëra kilometra rrugë për të arritur aty ku do të luante skuadra kuqezi e Shkëndijës. Dhe ja sot si shpërblim për mërgimtarët tanë të kësaj ane, ne sollëm Shkëndijën për ta bërë këtë ndeshje këtu në mes të Zvicrës, pra një ndeshje miqësore e festive për të na sjellë kënaqësi të gjithëve.

Me këtë rast i falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që u angazhuan për organizimin e kësaj ndeshje. Merita të veçanta ka iniciatori i këtij aktiviteti, imami Bekim Alimi, dhe sigurisht, nga ana e Klubit të Wil-it Faton Ramadani si dhe Kryesia e drejtuesit e Klubit të Wil-it të cilët me kënaqësi e përqafuan këtë ide. Krahas futbollit kjo ngjarje shpalos dhe vlera nga trashëgimia jonë kulturore. Këtu sot i kemi dhe artistët tanë të nderuar që kanë ardhur për t’ia shtuar kënaqësinë e bukurinë kësaj ngjarje. Pra në mes të Zvicrës, këtu në Wil, sot të gjithë së bashku kemi krijuar një ambient të ngrohtë me karakter kombëtar, tamam si të ishim në vendlindje, në atdheun tonë.

Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë bashkatdhetarë që keni ardhur për ta ndjekur këtë ndeshje. Gëzohem që në këtë mes e kemi të pranishëm një emër të madh të sportit, i cili arriti majat e suksesit botëror në disiplinën e mundjes, shkupjanin e nderuar Shaban Tërstena”, tha Destani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat