Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë në fitoren e Shqipërisë sonte

Futboll

Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë në fitoren e Shqipërisë sonte

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:54
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen ndoshta më të rëndësishmen deri më tani në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 20:45.

Me një fitore eventuale, Shqipëria do t’i rriste në maksimum gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Sondazhi i publikuar nga UEFA ku mund të votojnë tifozët e vendos Shqipërinë si fituese me 67% të votave.

Për Poloninë votusn 29% të respondentëve, kurse për barazim 4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat