Gjermania fiton ndaj Francës

Futboll

Gjermania fiton ndaj Francës

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:25
Pamje nga ndeshja

Gjermania i ka dhënë fund me një buzëqeshje kësaj jave të tmerrshme, pasi ka mundur me shifrat 2:1 në miqësore Francën.

Pak ditë pas disfatës 4-1 ndaj Japonisë dhe shkarkimit të trajnerit Hansi Flik, organizatorët e Europianit kanë parë pak dritë në fund të tunelit.

Nën drejtimin e Rudi Fëlër, gjermanët gjetën shpejt avantazhin kur Myler në zonë kontrolloi një krosim dhe dërgoi sferën në rrjetën e ”gjelave”. Myler iu afrua edhe golit të dytë pak minuta më vonë por pa sferën të shkonte mbi traversë.

Nga ana tjetër, Kolo Muani dhe Çuameni vunë në provë Ter Shtegen me tentativat e tyre deri në pushimin e ndeshjes.

Pjesa e dytë kishte më pak ritëm, ndërsa Gjermania ia doli në fund të saj të sigurohej për fitoren, pasi Sane shënoi me një diagonale të shkëlqyer. Sulmuesi pak çaste më vonë shkaktoi penallti, të transformuar saktësisht nga Grizman, por rezultati 2-1 nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat