Lukaku udhëheq Belgjikën drejt fitores

Futboll

Lukaku udhëheq Belgjikën drejt fitores

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:45
Pamje nga ndeshja

Belgjika mposhti me lehtësi Estoninë 5:0 dhe shkon një hap më pranë kualifikimit. Vertonghen theu ngërçin pas një goditjeje këndi pas vetëm 4 minutash dhe kështu festoi paraqitjen e tij të 150-të për kombëtaren.

Goli i dytë erdhi në minutën e 18-të me Trossard, i cili mori një pasim nga Lukaku, iu shmang ndërhyrjes së disa mbrojtësve dhe goditi fort për të kaluar në këndin e sipërm.

Më pas skena është për Lukakun, i cili arrin të shënojë dy herë brenda dy minutave: 56’ dhe 58’.

Në finale është De Ketelaere që fiksoi rezultatin përfundimtar në 5:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat