Deschamps kundër Milanit

Futboll

Deschamps kundër Milanit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:05
Deschamps

Tifozët e Milan-it mund të ndihen të lehtësua rmë në fund.

Grumbullimi i Francës ka mbaruar dhe për rrjedhojë mund të fillohet të mendohet për derbin pa bërë llogaritë se kush është dëmtuar dhe kush jo.

Megjithatë, në këtë rast, trajneri Didier Deschamps nuk u ka dhënë një ndihmë të madhe kuqezinjve.

Në miqësoren e zhvilluar të martën në mbrëmje kundër Gjermanisë kanë luajtur për plot 90 minuta Mike Maignan dhe Theo Hernandez.

Një situatë aspak e pëlqyeshme për tifozët e Milan-it dhe për trajnerin Stefano Pioli.

Kujtojmë se nuk bëhej fjalë për një ndeshje vendimtare, por thjesht për një miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat