Akuza për Domenech

Futboll

Akuza për Domenech

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:11
Domenech

 Ndërsa shtypi në Francë po merret me Pogba dhe rastin e dopingut, ka ardhur një polemikë e re në lidhje me kombëtaren franceze të së kaluarës, ajo e drejtuar nga Raymond Domenech nga 2004 deri në 2010-ën, domethënë deri në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Domenech ka qenë trajneri që ka humbur finalen e madhe të 2006-ës kundër Italisë në Gjermani. Dhe, në thelb, ai nuk ka fituar asgjë në drejtim të “Gjelave”.

Këtë herë ka qenë Sebastien Fery, ish-portieri i Parma-s, Inter-it, Fiorentina-s dhe Genoa-s që ka kritikuar ish-trajnerin e Francës.

“Më largoi nga skuadra sepse urrente italianët dhe unë luaja në Itali. Ma ka thënë në fytyrë se nuk donte të më grumbullonte sepse luaja në Itali”, ka thënë Frey.

Tani, në Francë, pritet një reagim nga ana e Domenech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat