Mbappe për yllin italian

Futboll

Mbappe për yllin italian

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:43
Mbappe

Pjesë e revolucionit te PSG ka qenë edhe Marco Verratti, që i ka thënë lamtumirë Parisit pas plot 11 sezonesh për t’u transferuar në Katar.

Ditën e mërkurë ka ardhur zyrtarizimi i transferimit të mesfushorit tek Al-Arabi, klub që ka shpenzuar një shifër të përafërt me 50 milionë euro për të siguruar lojtarin, i cili do të përfitojë 14 milionë euro në sezon.

Në rrjetet sociale, përveç mesazhit të PSG ka ardhur edhe ai i Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ka dashur të përshëndesë Verratti-n nëpërmjet kanaleve të tij në rrjetet sociale.

“Një lojtar dhe një person i jashtëzakonshëm. Ka qenë një kënaqësi e madhe për mua që kam pasur privilegjin të luaj përkrah teje gjithë këto vite. Koha jote këtu nuk do të harrohet kurrë dhe nuk do të anashkalohet.

“Një nga lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë. Faleminderit miku im, të uroj fat, më mungon shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat