Qefalija i bindur

Futboll

Qefalija i bindur

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:17
Qefalija - djathtas

Klevi Qefalija ishte protagonist i fitores 3-1 të Tiranës, ndaj Skënderbeut pasi mesfushori shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-1 për bardheblutë.

Ai ishte padyshim entuziast për këtë gol, por edhe për faktin që skuadra tashëm po ec në rrugën e duhur.

“Jemi ekip shumë cilësor, është bërë merkato shumë cilësore dhe të gjithë që janë afruar janë në formë shumë të mirë dhe mendoj se do të ecim para me këtë ekip që kemi.

Shpresoj që të jap më të mirën time. Çdo ndeshje kërkon impenjim maksimal dhe të bëj më të mirën për të marrë tre pikë për ekipin gjithmonë”, tha për ”MCN” Qefalija pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat