FIFA publikon listën me 12 lojtarët e nominuar

Futboll

FIFA publikon listën me 12 lojtarët e nominuar

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Paraditen e kësaj të enjteje, organi më i lartë i futbollit në Botë, FIFA ka publikuar listën me të nominuarit për çmimin “Lojtari më i mirë” për vitin 2023, ku në të bëjnë pjesë plot 12 lojtarë, të cilët vijnë të gjithë nga kampionatet kryesore të Evropës.

Gjysma e listës përbëhet vetëm nga lojtarë të Manchester City, me “fantazistët” e mesfushës, Kevin de Bruyne, Bernardo Silva, Ilkay Gungodan e Rodri, si dhe “bomberat”, Erling Haaland e Julian Alvarez, që ishin protagonistët kryesor në arritjen e “tripletës” legjendare, të parën në historinë e “qytetarëve”.

Më tej në listë janë dyshja e kampionëve të Serie A, Napoli, Victor Osimhen e Kvicha Kvaratskhelia, ndërsa pjesa tjetër e të nominuarve përbëhet nga emra si Lionel Messi, Declan Rice, Marcelo Brozovic e Kylian Mbappe.

Ndërkaq, duhet kujtuar se gjatë përpilimit të listës, FIFA ka vendosur që të merret parasysh vetëm performancat e lojtarëve gjatë periudhës 19 dhjetor 2022-20 gusht 2023, duke anashkaluar kështu paraqitjet e zhvilluar gjatë Botërorit të Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat