Pogba kërkon kundër-analizë pasi doli pozitiv në testin e dopingut

Futboll

Pogba kërkon kundër-analizë pasi doli pozitiv në testin e dopingut

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 12:01
Pogba

Paul Pogba raportohet se ka kërkuar një kundër-analizë pasi doli pozitiv për testosteron gjatë një testi rutinë të dopingut.

Francezi është pezulluar përkohësisht nga gjykata anti-doping e Italisë pasi rezultoi pozitiv për testosteron pas fitores 3:0 të Juventusit ndaj Udineses, në xhiron e parë në Serie A.

Pogba nuk u aktivizua fare në atë ndeshje, duke qëndruar në bankën e rezervistëve. Megjithatë, ai ishte një nga lojtarët e zgjedhur për t’iu nënshtruar testeve të dopingut dhe doli se kishte nivele të larta të testosteronit.

Si rezultat i pezullimit të tij të përkohshëm, 30-vjeçarit nuk mund të stërvitet më me skuadrën e Massimiliano Allegrit. Juventusi gjithashtu mori vendim për bllokimin e pagave të tij.

Ish-mesfushori i Manchester United mund të përballet me një dënim prej katër vitesh nëse vërtetohet fajtor për doping të qëllimshëm. Ndalimi i tij i mundshëm mund të reduktohet nëse Pogba arrin të bindë gjykatën antidoping të Italisë se nuk kishte ndërmend të shkelte rregullat.

“Agence France Presse” ka raportuar së fundmi se Pogba ka kërkuar një kundër-analizë, teksa mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat