Nuk arriti të transferohej te Bayernin

Futboll

Nuk arriti të transferohej te Bayernin

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:47
Kyle Walker

U përfol shumë për një kalim te “bavarezët” e Bayern Munich, por në fund vendosi të qëndronte te “qyteratët” e tij.

Bëhet fjalë për anësorin 33-vjeçar anglez të mbrojtjes së Manchester City, Kyle Walker.

Ky i fundit ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Manchester City dhe për këtë arsye klubi ka vendosur ta “shpërblejë” me një kontratë të re, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Ndërkaq, kujtojmë se Walker iu bashkua “qytetarëve” në vitin 2017, nga “londinezët” e Tottenham dhe nga ajo kohë ka zhvilluar plot 260 paraqitje, ku aka shënuar gjithësej 6 gola e ka dhuruar 18 asistime, si dhe ka fituar plot 15 trofe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat