Wilson rinovon me Newcastlen

Futboll

Wilson rinovon me Newcastlen

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:06
Callum Wilson

Callum Wilson, golashënuesi më i mirë i Newcastle në tre sezonet e fundit, gjatë kësaj jave ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Sulmuesi ka rinovuar edhe për një vit duke zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2025.

Wilson u bashkua me Newcastle në merkaton e vitit 2020 nga Bournemouth dhe deri më tani ka shënuar 40 gola në 79 ndeshje vetëm në Premeir League, duke llogaritur këtu edhe dy golat e këtij sezoni të ri që sapo ka nisur në “ishull”.

31-vjeçari është një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Newcastle në Premier League, duke qenë vetëm një gol pas legjendës Les Ferdinand.

Pas rinovimin, Wilson u shpreh shumë i lumtur dhe mirënjohës për klubin e Newcastle.

“Jam shumë i lumtur, Newcastle është një klub fantastik dhe që ditën e parë e kam kuptuar këtë. Kur mbërrita këtu kisha shumë ambicie të kthehesha në Premier League, të luaja në Europë dhe të arrija 100 gola në Premier League.

Këto ishin ambiciet e mia dhe këtu po i bëjë realitet, fal Newcastle. Unë jam vetëm tetë gola larg një rekordi që e dua shumë, tetë gola larg për t’u bërë golashënuesi i dytë me i mirë në historinë e Newcastle në Premeir League. E Imagjinoni, unë pas Alan Shearer.

Shumë fantastike dhe ky klub është vërtet i jashtëzakonshëm. Kemi përpara një sezon shumë të rëndësishëm dhe do të tregojmë të gjitha cilësitë tona” – përfundoi sulmuesi, Wilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat