Balotelli bëhet bashkëlojtar me Zenelin të Adana Demirspor

Futboll

Balotelli bëhet bashkëlojtar me Zenelin të Adana Demirspor

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:11
Balotelli

Mario Balotelli mbrëmë zyrtarisht shkëputi kontratën me skuadrën e Ligës së Dytë të Zvicrës, FC Sion

Ndërsa, sot, sulmuesi italian që ka ndërruar 12 ekipe deri më tani është rikthyer në Adana Demirspor, skuadër në të cilët ai kishte pasur një sukses të konsiderueshëm.

Për këtë skuadër Balotelli shënoi 18 gola një sezon para se të kalonte në Zvicër të Sioni, të cilët vitin e kaluar ranë edhe nga liga elitare zvicerane.

Balotelli, sipas Fabrizio Romanos tashmë ka nënshkruar kontratë të re me Adanan.

“Mario Balotelli sapo ka nënshkruar kontratë si futbollist i ri i Adana Demirspor – pasi shkëputi kontratën me Sion. Balotelli rikthehet në klubin turk”, ka shkruar Romano.

Kujtojmë se në Adana luan edhe sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli, i cili kaloi këtë vit nga Reims në këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat