Ademi: Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin

Futboll

Ademi: Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:41
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thotë se kjo javë ka nisur me dy lajme të mrekullueshme.

Ademi është krenar për punët që po nisin për stadiumet në dy qytetet e mëdha. 

“Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin.

Image

Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka nxjerrë vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. 

Ky vendim tashmë i hap rrugën rifillimit të punimeve në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, Kosova - Haiti, në mënyrë që ai të rikthehet në një impiant modern, ashtu edhe siç e meriton. 

Ndërkaq, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar marrëveshjen për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro. 

Me këtë rast përgëzoj ministrin Çeku për fillimin e investimeve në futboll dhe rifillimin e punës në ndërtimin e stadiumit në Gjilan. 

Besoj që ky projekt do të vazhdojë sipas planit dhe projektit për investime në futboll në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës. 

Njëherësh uroj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, futbollistët të cilët do ta kenë në shfrytëzim këtë stadium dhe publikun e gjerë gjilanas, të cilët në të ardhmen do të kenë një komoditet të lartë në stadium për ndjekjen e skuadrave të tyre të zemrës”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat