Spektakël në "Giuseppe Meazza" , Interi demolon Milanin! Asllani 10 minuta

Futboll

Spektakël në "Giuseppe Meazza" , Interi demolon Milanin! Asllani 10 minuta

Nga: K. G.Mila Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:53
Interi feston

Interi ka treguar se kush është shef i derbi të madh të Italisë, duke e demoluar me rezultat 5:1 Milanin, në një ndeshje që dhuroi spektakël.

Spektakël në "Giuseppe Meazza" mes dy skuadrave të një qytetit dhe që luajnë në të njëjtin stadium.

Futbollisti Mkhitaryan në minutën e pestë e hapi serinë e golave, ndërsa Thuram ka realizuar gol të bukur në këndin e epërm të majtë (2:0) në minutën e 38-të.

Leao në minutën e 57-të ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Kur pritej se Milani do të reagojë më mirë në minuta vijues, ndodhi e  kundërta dhe pësuan edhe dy gola. 

Lojtari armen Mkhitaryan ka realizuar golin e dytë të tij në minutën e 69-të dhe për epërsinë 3:1. 

Futbollisti turk Calhanoglu ishte i saktë nga penalltia, 4.1 në minutën e 79-të.

Frattesi vulosi fitoren me rezultat 5:1 në minutën e 90+3.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 80-të dhe për 10 minuta shijoi fitoren në derbin e madh.

Lojë e bukur nëpër shi në stadiumin "Giuseppe Meazza" dhe me 6 gola të realizuara. 

Interi kryeson me 12 pikë apo ka katër fitore rresht në Serie A, duke lënë pas Juventusin me 10, Milanin me 9 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat