Besa e Bashkimi zhgënjejnë, Arsimi fiton bindshëm

Futboll

Besa e Bashkimi zhgënjejnë, Arsimi fiton bindshëm

Nga: K.Goca Më: 16 shtator 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja Detonit - Besa

Detoniti tronditi Besën, Kozhuv “thyen” Pelisterin. 

Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e javës së 5-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së veriut në futboll. 

Favoritet më të mëdhenj Besa e Dobërdolit dhe Pelisteri i Manastirit, zhgënjyen. 

Besa humbi në derbi me rezultat 2:0 nga Detoniti në Radovish dhe Pelisteri mundet me 3:2 nga Kozhuv në Gjevgjeli. 

Besa ka pësuar humbjen e parë pas 4 fitoreve.

Bashkimi i Kumanovës pësoi humbje me 1:0 nga Novaci dhe Arsimi i Çegranit ngadhënjen në udhëtim me rezultat 6:0 ndaj Karaormanit.   

Kozhuv kryeson me 15 pikë, pasojnë Detonit 13, Besa 12, Pelisteri 10 pikë etj.

Java e pestë

Bellasica – Pobeda 3:1
Detonit - Besa 2:0
Sasa- Teteksi 1:2
Karaormani - Arsimi 0:6
Kozhuvi - Pelisteri 3:2
Novaci - Bashkimi 1:0
Osogova – Ohrid 0:3
Vardari (N) – Skopje 2:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat