Dukagjini ndahet baras me kampionin

Futboll

Dukagjini ndahet baras me kampionin

Nga: K. G. Më: 17 shtator 2023 Në ora: 16:57
Merlaku

Dukagjini i Klinës ka ndalur një pikë të madhe në vatër të vet.

Dukagjinasit kanë luajtur baras (1:1) me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në kuadër të javës së pestë.

Në fund të pjesës së parë Merlaku ka realizuar për Dukagjinin.

Në minutën e 72-të, Berisha ka barazuar rezultatin 1:1.

Pas javës së pestë, Llapi kryeson me 10 pikë, pasojnë Ballkani 10, Malisheva 9, Prishtina 9, ndërsa Dukagjini renditet në vend të tetë me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat