Alban Meha dhuron spektakël në kampionatin gjerman

Futboll

Alban Meha dhuron spektakël në kampionatin gjerman

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:25
Pamje nga ndeshja

Mosha është thjesht një shifër për Alban Mehan, që duket në superformë.

Mesfushori 37-vjeçar, realizoi një tripletë spektakolare ditën e sotme me fanellën e Kasel, në ligën e katërt gjermane, në triumfin 0-5 ndaj Schot Mainz, të vlefshëm për javën e tetë. 

Dy eurogola nga distanca dhe një me 11 metërsh. Shqiptari është padyshim një nga lojtarët më të mirë te Kasel.

Edhe pse në hapat e fundit të karrierës futbollistike, ish-mesfushori i Kombëtares, ka shumë klas në këmbët e tij, teksa goditjet nga distanca mbeten gjithmonë “ushqimi” i preferuar.  

Në 8 javë Meha ka shënuar 6 gola, duke u renditur në vendin e tretë në listën e golashënuesve që kryesohet nga Futkeu i Eintraht Franfurt 2 me 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat