Joachim Löw gjen punë të re si trajner

Futboll

Joachim Löw gjen punë të re si trajner

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:49
Joachim Löw gjen punë të re si trajner

Joachim Lö ka mbetur pa punë që nga përfundimi i mandatit të tij me kombëtaren gjermane në vitin 2021. Që atëherë, 63-vjeçari ka theksuar vazhdimisht se mund të punojë sërish si trajner.

Pas 15 vitesh, epoka e Joachim Löw si trajner i kombëtares gjermane përfundoi në vitin 2021. Suksesi i tij më i madh ishte titulli i Kupës së Botës 2014 në Brazil.

Në dy vitet e fundit thuhet se ka pasur oferta të shumta për Löw, duke përfshirë edhe nga klubet kryesore evropiane. Löw vazhdimisht thekson se ai mund të imagjinojë rikthimin në stolin e trajnerit, përcjellë KosovaPress.

Löw tani po konsiderohet si një trajner i ri i mundshëm kombëtar për Turqinë. Agjencia turke e lajmeve DAH raportoi të dielën se federatat turke kishte njoftuar tashmë Stefan Kuntz, trajnerin në detyrë të kombëtares turke, për largimin e tij me telefon. Në të njëjtën kohë, mediumi raporton se Low do të jetë pasuesi i tij.

Nuk dihet ende nëse pozicioni në Turqi është një opsion për Löw. Megjithatë, 63-vjeçari ka një të kaluar me futbollin turk: Löw punoi si trajner në Fenerbahce për një sezon në vitin 1998 .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat