Presidenti i UEFA-s flet për rastin e Rubiales

Futboll

Presidenti i UEFA-s flet për rastin e Rubiales

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:18
Rubiales

Ndjekja penale e Luis Rubiales për puthjen në buzë të një lojtareje, fituese të Kupës së Botës për femra, pa pëlqimin e saj, duket “plotësisht e palogjikshme”.

Kështu ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Prokuroria spanjolle po heton akuzat për dhunë seksuale dhe shtrëngime të bëra ndaj Jenni Hermoso nga ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Të premten e kaluar një gjykatës i Madridit lëshoi ​urdhër ndalimi që kërkon që Rubiales të qëndrojë të paktën 200 metra larg Hermoso. Rubiales i mohoi të dyja akuzat gjatë seancës me dyer të mbyllura.

Ceferin, i cili ishte një avokat penal përpara se të zgjidhej president i UEFA-s në vitin 2016, tha në një intervistë të botuar të dielën me median sllovene “M1” se “ajo që bëri Rubiales ishte e papërshtatshme dhe e pakuptueshme.

Por kur lexova se konsiderohej krim, si avokat kjo më duket krejtësisht e palogjikshme”.

Rubiales është përballur me një lumë kritikash nga qeveria spanjolle dhe qarqet e futbollit.

Kjo u nxit pjesërisht nga kundërshtimi i tij dhe refuzimi për të dhënë dorëheqjen si president i federatës kombëtare të futbollit në javën pas incidentit, edhe pasi organi botëror i futbollit, FIFA, hapi një hetim dhe më pas e pezulloi atë.

Një ligj për pëlqimin seksual të miratuar në Spanjë vitin e kaluar eliminoi dallimin midis ‘ngacmimit seksual’ dhe ‘dhunës seksuale’.

Nëse Rubiales do të dilte në gjyq, ai mund të përballet me një gjobë ose një dënim me burg nga një deri në katër vite, nëse shpallet fajtor për sulm seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat