Rumania e di pse NATO e ka bombarduar Beogradin në vitin 1999! Rumunët të distancohen nga turpi serb ndaj Kosovës

Futboll

Rumania e di pse NATO e ka bombarduar Beogradin në vitin 1999! Rumunët të distancohen nga turpi serb ndaj Kosovës

Nga: K. Goca Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:46
Turpi serb

Rumania duket se po mburret me turpin serb dhe po e dëshmon hapur se skenari ka qenë i përgatitur nga vet Rumania, për të shfaqur pankartën skandaloze “Kosova është Serbi”.

Njëri nga drejtuesit e tifozëve “Brigada e Bashkuar”, Andrei Preda ka treguar se pankarta përkatëse është futur në stadium me pëlqimin e Xhandarmërisë.

Kjo është dëshmi e fortë e Predës, se pankarta është futur brenda me lejen e Xhandarmërisë dhe ky skenar është përgatitur mirë nga vendasit.

Nga ana tjetër Xhandarmëria ka reaguar se nuk është e vërtetë se kjo pankartë është futur me dijen e tyre. 
Rumunët të distancohen nga turpi serb.

Rumania e di pse NATO e ka bombarduar Beogradin dhe Serbinë në vitin 1999 (24 mars – 10 qershor)! 

Rumunët si duket po mburren me skandalin serb ndaj Kosovës! 

Rumania e di se NATO e ka bombarduar Beogradin dhe makinerinë e regjimit serb, për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Rumania e di se Kosova ka qenë e okupuar nga regjimi serb.

Në stadiumin e OFK Beogradit është paraqitur një pankartë në solidarizim me skandalin rumun kundër kombëtares së Kosovës.

 “Faleminderit! Basarabia është Rumania!”, mesazh serb në rumanisht për tifozët e trengjyrëshit pas skandalit në ndeshjen me Kosovën.

Vazhdojnë mesazhet e mbështetjes nga Serbia për tifozët rumunë pas skandalit në Rumani - Kosovë”, shkruan media rumune “sport.ro”.

“Ndeshja në ‘Arenën Kombëtare’ u ndërpre për rreth 50 minuta nga minuta e 17-të pasi tifozët e “Brigadës së Bashkuar nën trengjyrësh” vendosën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Serbia”, dhe pasi brohoritën sërish të njëjtën gjë që nga fillimi i ndeshjes. Situata shkaktoi zemërim dhe UEFA njoftoi se ka hapur procedurë disiplinore kundër FRF-së.

Që nga ajo ndeshje, tifozët serbë kanë shprehur mbështetjen e tyre për aksionin e të bashkuarve nën trengjyrësh, përmes mesazheve të ndryshme të vendosura në pankarta gjatë ndeshjeve.

Kësaj radhe tifozët kanë marrë një mesazh në rumanisht, të dërguar nga galeria e OFK Beogradit, në ndeshjen me Grafiçarin e Beogradit”, shkruan mes të tjera media rumune.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat