Arifi: Futbollin e kam më të rëndësishëm se shkollën

Futboll

Arifi: Futbollin e kam më të rëndësishëm se shkollën

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:50
Arifi

Ergis Arifi u kthye në hero për Teutën duke shënuar golin e fitores për skuadrën e Teutës në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

“Jam shumë i lumtur që i dhashë skuadrës 3 pikë dhe shpresoj të shënoj në sa më shumë ndeshje. Shpresoj që të kenë pritje më vjen keq që jam larguar nga Sukthi.

Shkolla? Më shumë më intereson stërvitja, në shkollë jam me 7-8. Më shoqëron babi në stërvitje. Më pa Longo në stërvitje, i jam dukur mirë dhe më mori.

Dhomat e zhveshjes? Më komplimentuan për golin dhe më thanë bravo. Ia dedikoj golin babit dhe familjes. Frymëzohem nga Kevin De Bryjn. Sot kam munguar në shkollë, por nuk do të shkoj as nesër”, tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat