Përsëritet historia

Futboll

Përsëritet historia

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:00
Flick e Nagelsmann

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit kanë zgjedhur Julian Nagelsmann si trajnerin e ri të ekipit kombëtar. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e katër herë kampionëve të botës deri në fundin e Euro 2024.

Kompeticion që do të organizohet verën e ardhshme në Gjermani.

Sipas marrëveshjes së arritur me DFB, Nagelsmann do të përfitojë rreth 400 mijë euro në muaj. Kjo është hera e dytë radhazi që tekniku i talentuar zëvendëson Hansi Flick.

Në fillim te Bayern Munchen dhe tashmë në stolin e Gjermanisë. Me misionin dhe objektivin për të rikthyer “Pancerat” te loja e bukur dhe rezultat pozitive. Që gjatë viteve të fundit kanë munguar.

Përveç dështimit në Botërorin Katar 2022, skuadra kombëtare gjermane është paraqitur keq edhe në miqësore. Pesë ndeshjet e fundit kanë sjellë një barazim dhe katër humbje. Ecuri negative që solli edhe shkarkimin e Hansi Flick.

Tashmë nis epoka Nagelsmann, zgjedhje që është mirëpritur nga tifozët e zhgënjyer gjermanë. Të cilët besojnë se trajneri i ri do të zgjidhë problemet jo të pakta te Kombëtarja e tyre e dashur.

Që në Europianin që do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm në shtëpi, mund dhe duhet të jetë një nga protagonistet kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat