Mahrez realizon nga pika e bardhë e penalltisë, Ronaldo kundërpërgjigjet

Futboll

Mahrez realizon nga pika e bardhë e penalltisë, Ronaldo kundërpërgjigjet

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 21:58
Ronaldo

Al Nassr-Al Ahli janë duke u përballur në kuadër të javës së shtatë të Saudi Pro League.

Sfida u zhbllokua në minutën e 4’ me Ronaldon që kaloi vendasit në avantazh pas asistit të Mane.

Në minutën e 17’ i asistuar nga Laporte, Talisca shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Al Ahli tentoi të reagojë dhe rihapi sfidën me Kessie, që shënoi për miqtë në minutën e 30’.

Megjithatë në minutën e 45+6’ Talisca gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke realizuar golin e tretë për Al Nassr.

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 50′ Mahrez shënoi golin e dytë për miqtë, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr reaguan shpejt dhe në minutën e 52′ portugezi realizoi golin e katërt për skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat