Ronaldo: Ju tregoj klubin e fundit ku do të luaj

Futboll

Ronaldo: Ju tregoj klubin e fundit ku do të luaj

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:43
Ronaldo

Kristiano Ronaldo ishte protagonist absolut përballë Al Ahli në kampionat, duke shënuar dy gola.

Në fund të takimit, ai dha një intervistë ku tregoi planet e të ardhmes së tij dhe se gjithashtu kishte një mesazh për kritikat të cilat thonë se epoka e CR7-ës ka mbaruar.

“Ata thonë që Ronaldo ka mbaruar, por nuk është e vërtetë. Unë do të vazhdoj të luaj deri sa këmbët e mia të më thonë: Kristiano, nuk mundemi më.

Unë akoma kam shumë për të dhënë. Akoma më pëlqen të luaj futboll dhe të shënoj gola. akoma më pëlqen të fitoj. Ata thonë që kam mbaruar, por unë vazhdoj t’i tregoj se nuk është e vërtetë”, u shpreh Ronaldo.

Gjithashtu portugezi tha dhe se ai do të tërhiqet nga futbolli pikërisht te skuadra ku luan momentalisht, Al-Nasr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat