Derbi i Francës “flet” për PSG-në

Futboll

Derbi i Francës “flet” për PSG-në

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 23:00
PSG

Paris Saint-Germain bën “ligjin” në “Le Classique” përballë Marseille, në derbin që e fitoi me rezultatin 4-0.

Parizienët dominuan gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan takimin në minutën e 8’ me Hakimin, që realizoi një super gol nga goditje dënimi.

Në minutën 32’ Kylian Mbappe la fushën e lojës pasi u dëmtua, duke ia lënë vendin e tij Ramosit.

Ndërsa në minutën e 37’ Kolo-Muani gjeti golin e parë me fanellën e PSG-së,ndërkohë dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 47’ ishte Ramos ai i cili gjeti golin e parë me PSG-në.

Sfida vazhdoi me rezultatin 3-0 deri në minutën e 89’, kur Ramos do të realizonte sërish, duke bërë “poker” për vendasi.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-0, duke bërë që në “Parc des Princes” të “shpërthente” festa.

Pas këtij takimi Paris Saint-Germain renditet në vend të tretë me 11 pikë, teksa Marseille në vend të shtatë me nëntë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat