Interi u falet tifozëve

Futboll

Interi u falet tifozëve

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:27
Stadiumi "San Siro"

Interi ka miratuar bilancin e sezonit të kaluar, me shifrat që buzëqeshin te zikaltrit jo vetëm falë arritjes deri në finalen e Ligës së Kampionëve, por edhe falë një mbështetjeje të jashtëzakonshme të tifozerisë.

Janë më shumë se 80 milionë euro të ardhurat e klubit nga shitja e biletave, shifra këto rekord për një klub të Serisë A, te regjistruara falë faktit që mesatarja e tifozëve për ndeshje ka qenë më shumë se 70 mijë.

E njëjta mbështetje konfirmohet edhe këtë sezon, teksa Interi raporton se kur jemi më shumë se 24 orë para ndeshjes me Sassuolon, janë shitur tashmë 72 mijë bileta, teksa deri të mërkurën në mbrëmje mund të arrihet në ‘sold out’.

Natyrisht mbështetja e tifozerisë është mjaft e rëndësishme jo vetëm për financat e klubit, por edhe për futbollistët në fushën e blertë, të cilët ‘fluturojnë’ me 5 fitore në po kaq takime, 14 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

Tashmë shpërblimi i premtuar i klubit për ta është ylli i dytë në fanellë, ose titulli i 20 kampion në histori, të cilin duhet ta bëjnë realitet Simone Inzaghi me futbollistët në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat