Çudi, Ceferin shpjegon

Futboll

Çudi, Ceferin shpjegon

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

UEFA ka marrë sot një vendim që ka ngritur shumë pikëpyetje rreth organizatës që drejton futbollin në kontinent.

Që nga sot, kombëtaret e moshave U17 dhe më poshtë të Rusisë, do të lejohen në kompeticionet ndërkombëtare, e për më tepër mund të përfshihen në kalendar aktivitetesh që këtë vit.

Vendimi i zyrtarizuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është shpjeguar nga vetë Aleksander Çeferin, presidenti i kësaj organizate, i cili ka bërë të ditur se kështu po mbrohej e ardhmja e futbollit.

“Vazhdimi i pezullimit të UEFA-s kundrejt skuadrave ruse të përbëra nga të rriturit reflekton përkushtimin dhe mbajtjen e një qëndrimi kundrejt dhunës dhe agresionit.

UEFA është e vendosur që të mbajë këtë pozicion deri në fund të luftës dhe të rivendosjes së paqes”, theksoi fillimisht Çeferin pas këtij vendimi që lejon ekipet e përbëra nga futbollistë minorenë të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s po pa flamur dhe pa himnin kombëtar.

“Por duke përjashtuar fëmijët nga kompeticionet tona, jo vetëm nuk njohim dhe mbështetim një të drejtë themelore për zhvillimin e tyre, por edhe i diskriminojmë në mënyrë direkte.

Duke u dhënë atyre mundësinë që të luajnë dhe konkurrojnë me bashkëmoshatarët nga e gjithë Europa, po investojmë mbi atë që shpresojmë të jetë një brez i ardhshëm më brilant dhe i aftë, si dhe në një të ardhme më të mirë”, komentoi presidenti i UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat