Millojko Pantiq ka treguar më së miri për fytyrën e Aleksandër Vuçiqit, si e rrahën dhe kush i mori 2.5 milionë marka!

Futboll

Millojko Pantiq ka treguar më së miri për fytyrën e Aleksandër Vuçiqit, si e rrahën dhe kush i mori 2.5 milionë marka!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shtator 2023 Në ora: 20:12
Millojko Pantiq

Komentatori sportiv, serbi Millojko Pantiq, e njeh në thelb politikën e klubit famëkeq të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit.

Millojko Pantiq e njeh mirë fytyrën e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vupiq.

Millojko Pantiq e njeh mirë historinë e zezë të Cërvena Zvezdës.

Millojko Pantiq e ka treguar më së miri nën urdhrat e kujt ka qenë Aleksandër Vuçiq në fillim të viteve të 90-ta.

Millojko Pantiq e ka thënë hapur para një kohe se si ka ekzistuar dhe ekziston Cërvena Zvezda dhe cilat shërbime e kanë kontrolluar.

Të dielën që e lamë pas, në shtetin e Kosovës u vra terroristit serb Stefan Nedelkoviq.

Ky terrorist i takon tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës, “Delija”.

Është edhe një dëshmi e fuqishme se kush janë “Delija” e Zvezdës, të cilët në vitet e 90-ta ishin një numër i madh pjesë e paramilitarëve duke kryer gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. 

Edhe një herë po i kujtojmë fjalët e Pantiqit që e vërtetojnë historinë e zezë të tifozëve famëkeq “Delija”, të Zvezdës dhe si e rrahën Vuçiqin në kafe!

Çfarë thoshte Pantiq për Vuçiqin, Zvezdën, Zhelko Razhnatoviqin - Arkan etj. 

 “Sot, Zvezda është një klub nacionalist.

Kam thënë shumë kohë më parë që ajo Zvezda e vitit 1990 ka vdekur, kjo është diçka tjetër sot.

Kam lexuar tek ju se çfarë tha Lubisha Ristiq për bisedën e tij me Jovica Stanishiqin.

Se këtu vetëm shërbimi i sigurisë është i përjetshëm dhe i rëndësishëm.

E po, ato shërbime sigurie, nga OZNA deri në UDBA, DB, BIA, KOS dhe sido që të quhen, ato shërbimet e pareformuara të kohës së komunizmit, ata organizojnë ata tifozë. Ata janë kontrolluesit e Zvezdës.

Ata i kanë instrumentalizuar ata tifozë dhe i përdorin në të gjitha stadiumet.

Aty mbrohet Kosova, atje rrëzohen presidentët”, ka thënë Pantiq para disa viteve për klubin famëkeq Zvezda për një medium serb “ekspres.net” 

“Në atë kohë Arkani i mori gjërat në dorë. E pashë me sytë e mi se si u largua nga Crvena Zvezda, e cila për shembull ka fituar dy milionë e gjysmë marka vetëm nga biletat e shitura për ndeshjen kthyese me Bayernin (1991).

E pashë Arkanin të nxirrte para të thata dhe ta çonte në Erdut ose nuk e di ku, ku ishte paraushtaraku i tij.

Si pronar, Arkani merrte para nga Zvezda.

Në administratë ka qenë edhe ministër i policisë, i njëjti ministër i policisë që krijoi Arkanin”, kishte deklaruar ai.

Pantiqi ka përshkruar më së miri se kush ishte Vuçiqi dhe sojit i tij që ndryshe njihet si zëdhënës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, 

“Dëgjo, edhe pse jam serb, duhet të theksoj se Vuçiqi është e keqja më e madhe e shoqërisë dhe popullit serb, ai është një huligan i pastër që është rritur në atë gropë, në veri të Marakanës,

Vuçiqi ka qenë nën komandën e kriminelit më të madh në Evropë në atëkohë, Zhelko Razhnatoviq - Arkan!

Ashtu, edhe sot e kësaj dite ai mburret se si nën drejtimin e Arkanit ka marrë pjesë në atë sherr legjendar në Maksimir në vitin 1990 në ndeshjen e Dinamos me Cërvena Zvezdën, transmetojeni për të gjithë zarasit. Ende është huligan, asgjë nuk ka ndryshuar!”, ka thënë Pantiq. 

Kush e rrahu Vuçiqin?

"Më pas Vuçiq ka shkuar në një kafe ku mblidhen tifozët e Partizanit, ‘Grobari’ ka dashur të provojë veten, por e kanë rrahur 'si kau në lakër'!

Më pas, Vuçiq i gënjeu fansat e Zvezdës dhe tha: 'Ja ku jam, kush nga ju do të kishte guxim të luftonte me dhjetë ‘Grobari’ dhe tifozët e Zvezdës (‘Delije’)?

Ata iu përgjigjën: 'Budalla, sapo e tregove këtë, ti nuk je për lider, çfarë i çmenduri je”- ka treguar komentatori serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat