Në Kroaci janë shpresëplotë

Futboll

Në Kroaci janë shpresëplotë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:41
Ivan Perishiq 

Në Kroaci janë shpresëplotë, Perishiq mund të ribashkohet me Hajduk Split në janar.

Ivan Perishiq mund të kthehet në Kroaci që në janar, për të riveshur fanellën e Hajduk Split, ekipi ku u rrit përpara të transferohej në Francë te Sochaux.

Ndërsa ka marrë një dëmtim që do e lërë për rreth një sezon jashtë fushës së blertë, mesfushori i Tottenham me shumë mundësi, sipas raportimeve të medieve kroate, do të rikthehet në vendlindje.

Tottenham dhe Hajduk Split kanë krijuar marrëdhënie të mira pas shitjes së mbrojtësit Luka Vuskovic në verë dhe kjo mund t’i bëjë gjërat më të lehta, me Perishiq që do të rivishte fanellën që la në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat