Vedat Muriqi shënon dhe asiston, çmend Barcelonën

Futboll

Vedat Muriqi shënon dhe asiston, çmend Barcelonën

Nga: K. Goca Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:30
Sanchez e Muriqi festojnë

Sulmuesi Vedat Muriqi shënon dhe asiston, çmend Barcelonën.

Mallorca ka barazuar me rezultat 2:2 me kampionin në fuqi, Barcelonën.

Një ndeshje e bukur dhe me katër gola, Mallorca dy herë avancoi por Barcelona shmang humbjen 15 minuta pa përfunduar takimi. 

Në minutën e 8-të, portieri i Barcelonës, Ter Stegen, gaboi rëndë në pasim dhe kjo i kushtoi shtrenjtë Barcelonës. 

Sanchez asistoi për bukuri dhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, nga rreth 7-8 metra shënoi për epërsinë 1:0 të Mallorca-s.

Në minutën e 41-të, Raphinha nga rreth 18-19 metra ka realizuar gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë, 1:1.

Në minutën e 45+3, Prats ka shënuar nga afërsia pas asistimit brilant të Muriqit, 2:1 

Lopez gjen golin e parë në një ndeshje zyrtare me Barcelonën.  20-vjeçari në minutën e 75-të ka barazuar rezultatin 2:2.

Pas javës së shtatë në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 17 pikë apo me 5 fitore e 2 barazime, ndërsa Mallorca renditet në pozitën e 15-të me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat