Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Kosovë

Futboll

Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Kosovë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:17
Huliganët serbë

Njëri prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë të Zveçanit të dielën, ishte anëtar i grupit të huliganëve serbë, përkrahës të klubit beogradas Cërvena Zvezda, “Delije”.

Vrasjen e Stefan Nedelkoviqit e kanë vajtuar të martën nga ky grup huliganësh.

Delije do të mbajnë një homazh për terroristin serb. “Delije” kanë shkruar në fund se “Kosova do të jetë gjithmonë tokë e jona”.

Tre sulmues mbetën të vdekur në gjuajtjet me armë në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Tetë persona janë arrestuar.

Një polic i Kosovës mbeti i vdekur gjatë të shtënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat