Asllani: Interi është ëndrra që kam pasur në fëmijëri

Futboll

Asllani: Interi është ëndrra që kam pasur në fëmijëri

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:27
Asllani

Kristjan Asllani ka folur përpara ndeshjes së Interit me Sassuolon, sfidë e cila do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në “San Siro”.

“Mbaj mend shumë mirë herën time të parë në fushë, ende shikoj videot e asaj ndeshjeje.

Emocioni më i madh sot është të kujtoj ditën time të parë në “San Siro” si tifoz i Interit, ishte gjëja më e bukur që përjetoja.

Unë u rrita me Interin, më kujtohet ende finalja e Champions League 2010, isha me babain tim në një lokal për ta parë.

Kur u zyrtarizova tek Interi ishte diçka e pabesueshme. Në të njëjtën ditë mora edhe lejen e drejtimit dhe ishte një emocion i dyfishtë për mua. Padyshim që arritja për të luajtur me këtë fanellë ishte realizimi i ëndrrës që kisha pasur që kur isha fëmijë”, është shprehur mesfushori i talentuar shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat