Tri penallti në Rrogozhinë, Skënderbeu ndal “vrullin” e Erzenit

Futboll

Tri penallti në Rrogozhinë, Skënderbeu ndal “vrullin” e Erzenit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:27
Skënderbeu

Feston Skënderbeu në stadiumin e Rrogozhinës. Skuadra korçare rigjeti tri pikët në Superiore pas tri humbjeve radhazi, duke mposhtur 1-2 Erzenin.

Kundërshtar që ishte në formë dhe vinte me moral të lartë pas sukseseve me Dinamo Cityn dhe Tiranën.

Një penallti zhbllokoi takimin në minutën e 22’, që u kthye në gol nga Dean Liço. Bardhekuqtë e Ivan Gvozdenovic fituan një tjetër penallti tri minuta më vonë.

Sërish Liço, goditja e të cilit u ndal në shtyllë. Kryesori Beqiri vendosi përsëritjen e penalltisë.

Me portierin Klevis Hasanbelli që priti goditjen e Liços. Skuadra nga Shijaku tentoi golin e barazimit, por miqtë realizuan të dytin në minutën e 70’.

Goditje këndi për Skënderbeun, kërcim i bukur me kokë i Klevis Shaqes në shtyllën e parë, dhe 0-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat