Guardiola: A kishim si objektiv të fitonim trofeun e katërt për këtë vit?

Futboll

Guardiola: A kishim si objektiv të fitonim trofeun e katërt për këtë vit?

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:18
Manchester City

Manchester City u eliminua nga Carabao Cup (Kupa e Ligës). Fituesit e tripletës gjatë sezonit të kaluar, u rrëzuan në “St. James Park” kundër Newcastle të Eddie Howe.

Bardhezinjtë fituan 1-0 falë golit të suedezit Alexander Isak në minutat e para të pjesës së dytë.

Rrugëtimi i skuadrës së Pep Guardiolës në këtë kompeticion, u mbyll në raundin e 1/16-ve.

Gjithsesi, një humbje e tillë nuk është aspak problem për teknikun spanjoll. I cili përveç batutës komplimentin edhe ekipin kundërshtar për fitoren.

A kishim si objektiv të fitonim trofeun e katërt për këtë vit? Realisht jemi shumë të kënaqur me fitimin e tripletës.

Dua të uroj Newcastle për fitoren. Ata luajtën shumë mirë, ishin në formë kundër nesh. E merituan kualifikimin.

Ata janë shumë të fortë në mbrojtje. Ne kishim shanset tona, por nuk ia dolëm të dërgonim topin në rrjetë.

Gjithsesi, ne kemi shënuar shumë gola që kur unë ndodhëm në këtë skuadër”, theksoi Guardiola, i cili ka pushim bomberin Haaland në takimin e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat