Media spanjolle zbulon arsyen e vendimit të Xavit

Futboll

Media spanjolle zbulon arsyen e vendimit të Xavit

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:56
Robert Lewandowskii

Robert Lewandowskii nuk e nisi sfidën si titullar ndaj Majorkës, dhe për këtë ka pasur shumë pyetje se përse është marrë ky vendim nga trajneri Xavi.

Media spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi polak ia kishte kërkuar vetë teknikut katalanas që të pushonte.

Ai e mori këtë vendim për të qenë më i cclodhur në dy ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, atë kundër Sevijas në kampionat dhe kundër Portos në Champions.

Pavarësisht kësaj, Leva u aktivizua në minutën e 58′ pasi Majorka ishte në avantazh. Në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat