Drita me pikë të plota nga Drenasi, i afrohet kreut 

Futboll

Drita me pikë të plota nga Drenasi, i afrohet kreut 

Nga: K.G.. Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:02
Pamje nga një ndeshje

Drita e Gjilanit kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74.

Në fakt, Drita me këto tre pikë i afrohet kreut të tabelës. 

Kjo skuadër nga gjashtë ndeshjet e deritashme ka tre fitore e tre barazime dhe një ndeshje më pak.

Futbollisti Blerim Krasniqi në minutën e 33-të ka shënuar me kokë për fitoren e Dritës. 

Në minutën e 65-të “Nikli” shpërdoruan një rast ideal, Rrahmani humb penalltinë.

Në minutën e 77-të, mbrojtësi Besnik Krasniqi nga penalltia e ka thelluar fitoren e Dritës.

Drita renditet në vend të tretë me 12 pikë dhe Feronikeli 74 në të nëntin me 6 pikë pas 7 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.

Superliga e Kosovës 

Feronikeli – Drita 0:2
Dukagjini – Prishtina 2:2
Malisheva – Llapi 2:3
Gjilani – Liria 1:0
Fushë Kosova - Ballkani 0:2 

Renditja

1. Llapi    7    5    1    1    13:6    7    16
2. Ballkani    6    5    1    0    11:4    7    16
3. Drita    6    3    3    0    10:3    6    12
4. Prishtina    7    2    4    1    9:8    10
5. Malisheva    7    3    0    4    16:12 9
6. Gjilani    6    2    1    3    4:5    7
7. Dukagjini    7    1    4    2    6:9    7
8. Liria    7    1    3    3    6:9    6
9. Feronikeli    7    2    0    5    8:17    6
10. Fushe Kosova    6    0    1    5    4:14    1
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Llapi, LIria - Malisheva, Drita - Gjilani, Dukagjini - Feronikeli dhe Fushë Kosova - Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat