Azpilicueta përgatitet për ndeshjen unike

Futboll

Azpilicueta përgatitet për ndeshjen unike

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:42
Pamje nga një ndeshje

Cesar Azpilicueta do të përballet me Osasuna-n “e tij”.

Mbrojtësi i Atletico Madrid, që mbrëmjen e sotme do të luajë në transfertë kundër Los Rojillos, është rritur pikërisht në klubin e Pamplona-s, prej ku u largua në 2010-ën.

Në një intervistë të dhënë për Noticias de Navarra, ish-kapiteni i Chelsea-t ka folur kështu para ndeshjes:

“Një eksperiencë unike. Nuk jam përballur kurrë me një ish-skuadër dhe do të jetë diçka plotësisht e ndryshme për për mua.

“Jam shumë entuziast që do të kthehem në shtëpi dhe të luaj në El Sadar, ku gjithçka ka filluar shumë vite më parë: është një diçka që nuk arrij ta shpreh as tani.

“Kur të shkoj në stadium do të ndiej atmosferën dhe më pas do të shikoj se çfarë do të ndodhë. Secila palë do të mbrojë interesat e veta, por unë kam uruar gjithmonë më të mirën për Osasuna-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat