Hyseni “Ylli i Javës”

Futboll

Hyseni “Ylli i Javës”

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:21
Muhamet Hyseni

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Në xhiron e 7-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF. Llapi, Muhamet Hyseni.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani, Selatin Jerliu, Fatmir Mehmeti, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit te skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Malisheva ishte lojtari më i dobishëm dhe efikas në fushë duke shënuar dy gola, duke i mundësuar ekipit të tij që në minutat shtesë të fitoj 3 pikë të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës në Albi Mall Superliga.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakel golash edhe në xhirot e ardhshme. për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë.

Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falenderohem në maksimum.

Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat