Muriqi, “Lojtari i Javës” në La Ligë

Futboll

Muriqi, “Lojtari i Javës” në La Ligë

Nga: Më: 29 shtator 2023 Në ora: 14:06
Vedat Muriqi

Sulmuesi nga Kosova i Mallorcas, Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqej në La Ligën spanjolle.

Ylli i “Dardanëve”, i cili shënoi gol dhe asistoi në barazimin e Mallorcas kundër Barcelonës (2-2), ndeshje kjo e zhvilluar mesjavën që lamë prapa, është vlerësuar lojtari më i mirë i javës së shtatë në elitën spanjolle.

Muriqi u vlerësua me notën më të lartë.

Sipas faqes së specializuar të statistikave Sofascore, Muriqi u vlerësua me notë 8.6, i ndjekur nga Raphina dhe Ivan Villar me notë 8.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat