Alonso: Është herë për të folur për Realin, jemi në shtator

Futboll

Alonso: Është herë për të folur për Realin, jemi në shtator

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:42
Xabi Alonso

Xabi Alonso shfaqet në horizontin e Real Madridit si një nga kandidatët e ardhshëm për të zënë stolin Los Blancos, pasi Carlo Ancelotti pritet të largohet në fundin e sezonit.

Trajneri i Bayer Leverkusenit ka komentuar thashethemet që e lidhin me një kalim të mundshëm në Madrid në sezonin e ardhshëm.

“Jemi në shtator, është herët. Unë qëndroj i fokusuar. E nisëm mirë sezonin, dua që të gjithë lojtarët të jenë të përqendruar. Prandaj synoj gjithmonë vendin e parë”, iu përgjigj Xabi pyetjes nëse është favorit për stolin e madrilenëve.

Xabi u pyet edhe për lojtarët e tij, se si ndihet për ekipin e tij që ka zëra për të ardhmen e trajnerit të tyre .

“Lojtarët e dinë se si është futbolli. Kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi folur për këtë temë”, shtoi Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat