Lojtarët më fitues në Bundesligë

Futboll

Lojtarët më fitues në Bundesligë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 11:44
Muller

Transferta në Lajpcig do të jetë një shans i mirë për Tomas Myler për të arritur Manuel Nojerin në një klasifikim krejt të veçantë. I referohemi lojtarëve me më shumë fitore në Bundesligën gjermane ku portieri legjendar i Bajernit të Mynihut numëron 322 fitore në 478 ndeshje të luajtura.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi ndodhet Tomas Myler, i cili ka në llogarinë e tij 321 fitore në 447 ndeshje. Në rast se Bajerni mund sot pasdite Lajpcigun dhe Myler rregjistrohet në listën e lojtarëve, të cilët kanë luajtur atëherë numri 25 i formacionit bavarez barazon rekordin e Nojer.

Sa i përket historisë në këtë listë ndodhet vetëm një lojtar, i cili s’ka qenë kurrë pjesë e Bajernit të Mynihut. Bëhet fjalë për Manfred Kaltcin. Ish-portieri nga Ludvigshafeni, në Gjermani ka mbrojtur vetëm ngjyrat e ekipit të Hamburgut.   

Lojtarët më fitues

Manuel Nojer 322 fitore / 478 ndeshje

Tomas Myler 321 fitore / 447 ndeshje

Oliver Kahn  310 fitore / 557 ndeshje

Manfred Kaltc 291 fitore / 581 ndeshje

R.Levandovsk 274 fiotre / 384 ndeshje

Mats Humels 258 fitore / 422 ndeshje

Filip Lahm 250 fitore / 385 ndeshje

Lotar Mateus 249 fitore / 464 ndeshje

Jozef Majer 249 fiotre / 473 ndeshje

Klaudio Pizarro 248 fiotre / 490 ndeshje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat