Partizani i plotë ndaj Skënderbeut

Futboll

Partizani i plotë ndaj Skënderbeut

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:40
Pamje nga një ndeshje

Partizani ka marrë qetësinë e nevojshme gjatë këtyre ditëve.

Ekipi kryeqytetas ka shfrytëzuar ditët që ka patur pushim, për shkak të shtyrjes së takimit që do të zhvillonte ndaj Tiranës.

Trajneri Zekiç është përpjekur gjithë kohës të përmirësojë aspektin taktik, përveç gjendjes fizike. Kroati kërkon një skuadër pa luhatje gjatë lojës dhe përqendrim nga minuta e parë deri tek e fundit.

Sa i përket formacionit që mund të luajë ndaj Skënderbeut, forma e mirë e Da Silvës, Maguette apo Bintsukës, e ka bërë trajnerin kroat të vendoset në vështirësi për sa i përket rreshtimit dhe zgjedhjeve që do të bëjë. Ditën e dielë, duke filluar nga ora 16:00 Partizani do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat