Fenomeni bën formacionin ideal

Futboll

Fenomeni bën formacionin ideal

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:43
Ronaldot

Luis Nazario de Lima i njohur me nofkën Ronaldo zbuloi ekipin e tij të ëndrrave të të gjitha kohërave dhe siç ndodh gjithmonë habiti jo pak duke lënë jashtë Kristiano Ronaldon.

Në portë, ish-sulmuesi i Interit, zgjodhi Xhanluixhi Bufonin ndërsa në mbrojtje përzgjodhi lojtarë si Kafu, Franc Bekenbauer, Paulo Maldini dhe Roberto Karlos.

Në dyshen përpara mbrojtjes  Ronaldo bashkoi Ziko me të ndjerin Diego Maradona. Por surpriza e vërtetë vjen në katërshen sulmuese. Krahas vetes të vet janë shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi, Pele dhe Ronaldinjo.

Mediet kanë trumbetuar zgjedhjen e “Fenomenit” pasi preferoi që të linte jashtë ekipit të ëndrrave Kristiano Ronaldon, i cili ka mbi 800 gola në karrierën e tij.

Formacioni i Ronaldos, 4-2-4: Bufon; Kafu, Bekenbauer, Maldini, Roberto Karlos; Ziko, Maradona, Mesi, Ronaldinjo; Ronaldo, Pele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat